Fokus grupi i paguar
Fokus grupet e paguara janë një formë e kërkimit cilësor ku pjesmarrësit ndërveprojnë me njëri-tjetrin nën udhëheqjen e një moderatori rreth një teme të caktuar.
Nga perspektiva e marketingut, fokus grupi është një mjet i rëndësishëm për marrjen e reagimeve në lidhje me produke të reja apo dhe tema të caktuara nga fusha të ndryshme.
Gjatë një fokus grupi, kohëzgjatja e të cilit shkon mesatarisht deri dy orë, pjesëmarrësve përveç faktit që do të shpehin opinionet dhe mendimet e tyre mund t’u kërkohet që të kryejnë dhe detyra të ndryshme si krijimi i modeleve reklamuese të një produkti duke filluar që vizatimi i një figure, shkrimi i një eseje të shkurtër apo dhe vlerësime për tema të caktuara. Ndonjëherë, temat e zgjedhura mund fokusohen dhe tek emrat e mundshëm për një produkt të ri, i cili akoma nuk mund të ketë dale në treg.
Fokus Grupet janë më pak formale sesa sondazhet: moderatori do të ketë pyetje specifike për të bërë, por biseda zakonisht rritet dhe zhvillohet organikisht ndërsa pjesëmarrësit diskutojnë përshtypjet e tyre. Zakonisht, grupet e fokusit përdoren për të marrë pikëpamjet e konsumatorëve për:
- Tematika sociale dhe politike
- Produkte të reja ose fushata marketingu
- Produktet dhe fushatat ekzistuese dhe se si ata mund të përmirësohen
- Ndjenja rreth markës
- Pamje për drejtimin e ri ose stilin vizual të një marke
- Ide për mënyrën se si marka mund të përmirësojë pozicionin e saj.